Te pyes,ku po shkojme?
Me thua,s'e di!
Me pyet ,pse jetojme?
Pergjigjen s'e di.
E prap te ledhatoj floket e zi
Te puth te perqafoj,
E te strngoj ne gji.
Te
dua,te them ,
Te dua a e di
Te puth ne buze,
Me puth dhe ti.
E pastaj,heshtje,qetesi
Dy zemra degjohen
Here une here ti,
Te dua,degjohet perseri.
Keshtu vazhdojme ne pafundesi
Here te prek une,here me ndez
ti.
Dy zemrat tashme jane bere nje
Valle a s'eshte kjo dashuri!!
Te pyes,pse jeton?
Me thua,per ty
Me
pyet c'fare do?
Te them........ te dua vetem ty!
"S'E DI?"
Se di c'me ndodh kur jam me ty
Kur me shikon me ata sy
Kur me
buzeqesh me ledhaton
Koke e kembe ti me pushton.
S'e di se c'ndjen kur me ke prane
Kur te dy vetem rrime menjane
Kur koken ve tek gjoksi im
S'e di a e ndjen shpirtin tim ?!
S'e di c'mendim ke ti per mua
Kur te shtrengoj
por s'them te dua
Kur them se vdes per buzet e tua
S'e di a me beson ti mua?
S'e di c'do te ndodhe me ne te
dy
Sikur te mos jem me me ty
Sikur kjo ender te ndalet nje dite
S'e di a do te shoh me o drite?
S'e di
pa ty cdo bej o yll
Pa ty kjo bote me duket nje pyll
Pa ty kjo bote s'do kete kuptim
S'e di o fiksim i trurit
tim.
S'e di valle a do te duroj
Pa e puthur me ate goje
Pa e prekur me ate dore
S'e di a do ndjej me nxehte
a bore.
S'e di sa gjate do te vazhdoje
Por di sa shume te deshiroj
E di sa shume ti me gezon
Kur pak vemendje
me kushton
E ndjej se shume do te te dua
Sa kohe keto buze do me puthin mua
Sa kohe qe zemra do t'me punoje
Emrin tend do te kem ne goje.
S'e di sa shume do te zgjase kjo jete
S'di si do shkoje ne te vertete
Por
dicka di me siguri :
Ajo qe dua je vec.......... Ti.
"DO TE DOJA"
Dy sy te medhenj te kisha
do te doja
Ne cdo vend ty te shikoja
Dy vesh te prehte gjithashtu do te doja
Ne cdo moment ty te degjoja
Por
prap ta dish do t'me mungoje
Ne cdo sekonde qe s'do t'me shikoje
Ne cdo minute te jetes time
Ty do te t'kerkoja
e dashura ime
E kur te dy te ishim prane
Do te doja qe cdo gje te pushonte
Asnje ne bote te mos punonte
Do
te doja qe te gjithe t'me degjonin mua
Kur me zjarr do te te them :TE DUA
"NJE
ENDERR E KEQE"
I lodhur,i merzitur me endra pa kufi,
I mbyllur,i heshtur po,rri
ne shtepi.
Po jashte c'po behet or mik a e di?!
Ka diell,ka bore,apo bie shi?
Asnje s'pergjigjet.c'po ndodh?s'e
di!
A mos eshte feste,apo ashte zi?
Asgje nuk duket shume zhurme degjohet
S'ka kush t'me thote asnje s'afrohet.
E prape perpelitem,sillem e vertitem
Shoh yje,zogj e njerez qe merziten
Shoh peme,dete e femije qe vriten
Shoh bukuri perrallore anembane
Shoh njerez qe vdesin se s'kane te hane.
E prape rrotullohem,lutem,pergjerohem
Valle c'te kem bere pse po ndeshkohem?
Por jo s'jam vec nje krijese njerezore
Nje pjese e vogel e cmendurise boterore.
Jam i pafaj por dhe fajtor
Here jam viktime e here jam mizor
Here jam i qeshur,i lumtur i pasur
Here me
mungon gjithshka qe kam dashur.
Tani po kthehem,kam frike,po zbulohem
Sa ftohte qe kam,sa qejf po zgjohem,
Nje
rreze dielli nga jashte deperton
Me vret syte,me ngroh e pastaj me con.
Sa mire,gjithshka paska mbaruar!
Kete
ender te keqe s'kam per ta harruar
Them me vete:si e vertete
Apo mos eshte rrealitet?!
A mos eshte imagjinacion?
Apo eshte thjeshte jeta e jone?
Valle te jete enderr e vertete?!
E gjithe kjo s'eshte vecse Jete
"TE PRES"
Prej mijera vitesh i deshperuar
te pres
Me qindra te tjere i shtyva ne harrese
E pyes veten,valle ku do te jete
Do ta takoj ndonjehere ne kete
jete
I mbyll syte e te shoh prane
Plot me lule anembane
Ne cdo lule ty te gjeta
Me te bukur se vete jeta
Plot me ankth e zgjas doren
S'te kap dot
Me dore ne zemer te afrohem
Eshte e kote
I hap syte e
per cudi
C'do gje zhduket perseri
Iku bukuri e perkryer
Kjo bote mizore serisht eshte kthyer
Por perseri
te pres me shprese
O perendi e gezimit dhe e harese
O yll i endrave te mia
Kur te shoh ty me kalon vetmia
"SHOKUT TIM"
Mes dhimbjesh u rrita
Po keshtu dhe ti
S'te kam me prane
Te
mbaj mend qe femi
I vogel,i trembur
Me syte e zi
Prej teje kerkoja
Veç pak shoqeri
Vitet kaluan
Problemet
u shtuan
Por ti prane meje ishe perseri
Vuaja une,qaje dhe ti
Per ty po mendoj
O shoku im i vegjelise
Ty qe i dhe kuptim shoqerise
Pa ty s'do te ishin kujtimet e
feminise
Prandaj kthehu o shok i vjeter
Pa
ty kjo jete eshte diçka tjeter
Pa ty kjo jete s'ka kuptim
Ndaj kthehu o i dashur shoku im.